Qarkullimi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg.
Përveç 2 euro-ve të cilat në mënyrë të pakontrolluar u futen të tregun tonë, tashmë qytetarët e Kosovës janë të rrezikuar edhe nga monedha të tjera fals.
Monedha 1 euro, 5 euro dhe 50 euro të falsifikuara po qarkullojnë në treg, raporton Arbresh.info.
Qytetarët para mikrofonit të Arbresh.info janë shprehur të shqetësuar për këtë dukuri që po rrezikon xhepin e tyre.
Një qytetare është shprehur e shqetësuar, duke treguar se vetë ka rënë pre e mashtrimit të parave të falsifikuara.
“Më ka ra rasti, më kanë mashtru, më vjen keq që kanë fillu mashtrime me bo, populli nuk e meriton këtë, magnetet nuk po punojnë mirë, nuk e kam ditë se është fals, nuk mi kanë marrë në market”, tha ajo.
Një tjetër thotë se u bë një kohë e gjatë që paratë e falsifikuara po qarkullojnë.
“Çdo shoqëri e ka një sistem të vetin, si na për shembull që kemi pranuar euro, euroja është një pare e avancuar, tash janë specializu njerëzit dhe për falsifikime, mirëpo jo tash, aty ka pasur vite përpara që kanë falsifiku”, u shpreh një qytetarë tjetër.
Qytetarët kërkojnë që organet e shtetit të jenë më “syhapur” ndaj qarkullimit të këtyre parave.
“Kjo është një shqetësim shumë i madh për shtetin dhe për qytetarët, sidomos për qytetarët, organet e shtetit janë ata të cilët duhen të jenë gardian ose mbikëqyrës të falsifikuesve të tillë, të cilët bëjnë qarkullimin e mjeteve dmth monedhës nëpër popullatë që paraqet dëm, vepër penale”, u shpreh qytetari. /Arbresh.info/Rita Jakupi/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...