Gjykatësi i rastit ndaj të akuzuarve të lëvizjes Vetëvendosje për terrorizëm, Beqir Kalludra, gjatë seancës së sotme në një moment ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të largoj nga seanca aktivistin Frashër Krasniqi.
Ky i fundit refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gjyqtarit nëse e pranon fajësinë apo jo duke kërkuar të drejtën e fjalës, shkruan portali arbresh.info.
Policia është ngritur për ta larguar Krasniqin nga seanca kur avokati mbrojtës i këtij të fundit ndërhyri duke kërkuar që të akuzuarit t’i jepej e drejta e fjalës.
Gjyqtari i rastit pajtohet dhe i jep Krasniqit të drejtën që të flasë në kohëzgjatje prej një minuti.
Shikoni më poshtë pamjet e momentit kur Krasniqi gati u largua nga seanca./Arbresh.info.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira