Bashëshortja e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të organizatës “Gylistan” në Kosovë, Jusuf Karabina u arrestua sot derisa po shkonte në vendin e tij të punës në Lipjan, së bashku me bashkëshorten e tij, Jaseminën dhe djalin e tij, Talhanë.
Disa pamje të publikuara nga televizioni T7, dëshmojnë se Policia e Kosovës arrestoi Jusuf Karabinën.
Por në këto inçizime shihet gruaja e Jusuf Karabinës, Jaseminja, e cila nuk i beson Policisë së Kosovës dhe kërkon ndihmë nga kalimtarët e rastit të cilët po kalonin nëpër rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan.
Jasemina në pamundësi ta ndaloi vet arrestimin e burrit, kërkoi ndihmën e qetarëve.
Ajo u ankua për sjelljen e vrazhdë të policisë dhe dyshon se ai është kidnapuar nga shërbimi sekret Turk, MIT.
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...