Janë publikuar pamjet 59 vjeçarit, i dyshuar për sulmin me thikë ndaj katër kalimtarëve në qytetin e Ferizajt, ngjarje që ndodhi dje.
Në pamjet e publikuara, ai duket duke iu afruar nga pas dy vajzave, të cilat i sulmoi me thikë.
Njëra prej vajzave, vetëm 10 vjeçare, pësoi lëndime të rënda dhe fillimisht ndodhej në gjendje të rëndë, por më pas u raportua se ndodhej në gjendje stabile.
Tre nga të lënduarit janë pjesëtarë të komunitetit joshumicë, ndërsa një prej tyre është shtetas i Shqipërisë.
Pas sulmit, i dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës, por ende nuk dihet motivi që e çoi në këtë akt të dhunshëm.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman