Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini, ka cituar Nelson Mandelën derisa ka folur sot në Bruksel, rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE, shkruan arbresh.info.
“Gjithmonë duket e pamundur derisa të bëhet,” është shprehur Mogherini në një konferencë për përbashkët për medie me Komisionarin e BE-së, Johanes Hahn dhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.
Esenciale për BE-së, sipas saj, është të mbrojë hapësirën e dy palëve për të punuar së bashkë.
“Ne kemi ndryshuar formatin, shpejtësinë, por ka mbetur ende të bëhet.”
Ajo thotë se objektiv i dialogut është normalizimi dhe se suksesi varet nga përpjekja për të arritur atë.
“Nga kjo varet edhe e ardhmja e dyja vendeve në rrugën drejtë Bashkimit Evropian. Sukses kur them nënkupton kur dyja palët fitojnë dhe fiton regjioni.”
Mogherini shton se po punojnë të identifikojnë një zgjidhje të qëndrueshme.
“Duhet të implementohet marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe, po ashtu marrëveshja për energji nga të dyja palët.”
/arbresh.info/
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit