Shkollë dhe punë. Nuk është një ëndërr kjo. Është realitet për miliona nxënës gjermanë të shkollave të mesme.
Gjermania, vendi me papunësinë më të ulët në Evropë, po shihet si model për vendet e tjera, siç është Kosova, për të zbutur papunësinë. Kjo, meqë arsimi dhe aftësimi profesional vlerësohen si e ardhmja e punësimit, shkruan Koha Ditore.
Kosova, e cilësuar si vendi me popullsinë më të re në Evropë, por njëkohësisht edhe si vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve, ka mundësi të marrë eksperiencën gjermane për të zgjidhur nyjën e papunësisë.
Kjo, duke iu mundësuar të rinjve shkollim dhe punësim njëkohësisht. Skemë e thjeshtë në shikim të parë: që nga fillimi i shkollës së mesme nxënësit mbajnë mësim klasik (brenda në shkollë) vetëm dy ditë të javës, kurse tri të tjera i kalojnë në ndërmarrjen ku marrin zanatin duke punuar (bëjnë praktikë) dhe njëkohësisht edhe paguhen për këtë..
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...