Pas zhvillimeve të fundit, ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se demarkacioni duhet të procedohet para mocionit të votëbesimit, deputetët e PDK-së janë në gatishmëri.
Të paktën kështu duket nga një fotografi e postuar në Facebook nga deputetja Ganimete Musliu.
Në fotografi përveë Musliut shihen edhe deputetët Adem Grabovci, Nuredin Lushtaku, Adem Grabovci, Luljeta Veselaj-Gutaj, etj.
Megjithë paralajmërimin e Veselit që demarkacioni të procedohet para mocionit, praktikisht nuk dihet se si do të ndodh një gjë e tillë, pasi që nesër në ora 10 është përcaktuar seanca e Kuvendit për mocionin e votëbesimit.
Po ashtu, Këshilli Drejtues i PDK-së do të mblidhet nesër në ora 8 të mëngjesit.

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale