Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka paraqitur sot në mbledhjen e Qeverisë kërkesën për shpronësime disa pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i disa projekteve.
Shala ka kërkuar që të bëhen shpronësimi i pronave të cilat preken nga ndërtimi i stacionit policor në komunën e Zubin Potokut, ato nga ndërtimi i lokacionit të varrezave në komunën e Hanit të Elezit, të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i përhershëm i ndërtesave të menaxhimit të integruar të kufirit në pikë kalimin kufitar në Merdare dhe atë të shpronësimit të zonave kadastrale në Shipitullë dhe Hade të komunës së Obiliqit nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimin e energjisë për nevoja të KEK-ut, shkruan arbresh.info.
Shala ka thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet për shpronësim dhe se vendimi pritet nga Qeveria.
Kërkesat e tij janë miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër