Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me komunën e Gjilanit në këtë vit do të ndërtojnë palestrën e sporteve në Zhegër të Gjilanit, në vlerë prej 650 mijë euro.
Kështu u bë e ditur sot gjatë një vizite që Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, vizituan vendin ku pritet që gjatë këtij viti të fillojnë punimet për ndërtimin e palestrës së sporteve.
Ata gjithashtu vizituan edhe shtëpinë e Kulturës “Idriz Seferi”, në Zhegër. Nga këtu ministri Shala tha se do të shikohet mundësia për krijimin e një fondi investiv për renovimin dhe mirëmbajtjen e Shtëpisë së Kulturës.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Gjilanit, Litfi Haziri theksoi se është në përfundim shtëpia e Rinisë në Gjilan, dhe se do të fillohet me ndërtimin apo renovimin e plotë të stadiumit të qytetit.
Ministri Shala përveç vizitës në Zhegër, ai ishte edhe në Viti ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për renovimin e muzeut të shkol lës së parë shqipe në Stubëll.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin