Në ditën kur Arbenita Spahiu i mbushi një vit nga vdekja e saj, e cila ende vazhdon të cilësohet si e dyshimit, disa qytetarë kanë protestuar.
Ata kanë kërkuar drejtësi për këtë rast.
Por, diçka e çuditshme ka ndodhur derisa kjo protestë po mbahej. Aty është parë një mjek derisa ua çonte gishtin protestuesve.
Aktori i njohur Fatmir Spahiu, ka bërë publike një fotografi nga kjo ngjarje dhe ka thënë se me këtë veprim janë fyer të gjitha gratë shtatzëna, shkruan Express.
“Ky gisht sot është ngritur gjate protestes per vdekjen e dyshimt te Arbenita Spahiut, pra gishti i drejtohet protestuesve te cilet kerkojne drejtesi duke mos e prejudikuar ate… ky gisht ndonse i nje individi pa respekt nga zyra e mjekeve ose motrave i drejtohet edhe grave shtatezan dhe familjarve tjere ne proteste, ky gisht e ka vendit ne polici per provokim te turmes, ky gisht e ka vendin edhe dikah tjeter por nuk eshte rasti tash! #marrjanuknjehkufi”, ka shkruar Spahiu në profilin e tij në Facebook.

Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...