Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt ka njoftuar se në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët ka mjegull të dendur.
Në këtë njoftim u është bërë apel shoferëve të automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.
Policia ka rekomanduar:
– Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme!
– Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.
– Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.
– Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë.
– Mbani vëmendjen, mos shpejtoni!
– Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë!
– Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin.
– Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës!
– Mbani distancën e duhur në mes automjeteve!
– Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!
– Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...