Sot rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident ku janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur teksa ata po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe po pengonin praninë e personave të paautorizuar. Si pasojë e incidentit, tre punëtorët e spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor.
Spitali ka dënuar çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, duke kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me shpejtësi dhe në përputhje me ligjin.
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...