Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Mitrovicë.
Katër persona të maskuar e të armatosur me armë dhe shufra metalike kanë hyrë në lokal dhe e kanë sulmuar pronarin dhe dy kamarierët, duke i bërë për spital.
“Mitrovicë Jugu 20.05.2021-19:48. Është raportuar për një rrahje në një kafiteri ku katër persona të dyshuar meshkuj, të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta dhe me shufra metalike kishin hyrë në lokal dhe kishin sulmuar me shufra metalike pronarin e kafiterisë dhe dy kamerierët e lokalit meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit, tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal. Të dyshuarit për momentin janë të paidentifikuar dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, ka njoftuar Policia./arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...