Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këtë të diel përmes disa grafiteve në qytetin e Mitrovicës kanë denoncuar dhunën sistematike ndaj grave në këtë komunë dhe jo vetëm.
Nëpërmjet këtyre grafiteve është kundërshtuar kontrolli i burrave ndaj grave, ngacmimet seksuale në shkolla e institucione.
Disa nga thirrjet nëpër grafite ishin “gratë e kanë vendin kudo që dojnë ato”, “dhunuesit e grave n’burg”, “veshja nuk është provokim”.
“Ju njoftojmë sonte në Mitrovicë, aktiviste e aktivistë përshkuan qytetin me mbishkrime që denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave në Mitrovicë dhe përtej.
Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimi e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...