Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës, i cili deklaroi se rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti. /arbresh.info/
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut