Pas 15 minutash kërkim zhytësit kanë nxjerrë kufomën e pajetë të fëmiut i cili kishte mbetur në mes të kanalit duke u bartur nga rryma e ujit rreth 10 metra.
Dymbëdhjetë-vjeçari E.R. ka humbur jetën në pasi ka rënë në kanalin e ujitjes së Ibër-Lepencit në fshatin Vërrmicë të Mitrovicës.
Ky lajm është konfirmuar për Klan Kosovën një nga zhytësit, të cilët kanë arritur që pas 15 minutash kërkim ta nxjerrin viktimën.
“Rasti është lajmëruar në ora 15:25 në Brigadën e Zjarfikësve dhe menjëherë pas kësaj, Klubi i Zhytjes, në përbërje: Liridon Ahmeti, Mentor Uka, Kushtrim Uka dhe Arsim Aliu, ka dalë në vendin ngjarjes. Pas 15 minutash kërkim kemi arritur që viktimën ta nxjerrim nga uji”, tha për Klan Kosovën, Liridon Ahmeti.
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...