Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, u zhvillua një takim mes drejtorit të Shëndetësisë të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, dhe drejtoreshës së Shëndetësisë në Mitrovicë, Vlora Haxhimehmedi.
Në këtë takim u diskutua për punët dhe sfidat që përballen këto drejtori, si dhe masat që janë marrë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këto komuna.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, njoftoi edhe për donacionin nga bashkatdhetarët në Norvegji me pajisje të ndryshme mjekësore.
Me këtë rast, një pjesë të pajisjeve për lehtësimin e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuar dhe personave të moshuar, iu dhurua QKMF-së së Komunës së Prishtinës.
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës shprehën falënderimin për këtë donacion që do të ndihmojë shumë këto kategori, si dhe do t’ia lehtësojë punën institucioneve shëndetësore të Komunës.
Të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave edhe në të ardhmen në kuadër të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e këtyre komunave.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...