Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten priti në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, drejtoria e Trafikut Rrugor Qendror dhe njësitit nga Peja. Lekaj ftoi këtë takim mes organeve të rendit dhe ekspertëve të MIT, për harmonizim të veprimeve për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Pejës për kyçje në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë (Zahaq).
Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve pa penguar mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafikun rrugor, një ekip i përbashkët i MIT dhe Policisë, do të jenë në teren nga nesër.
Lekaj ritheksoi këmbëngulësinë e tij që të gjenden pranë qytetarëve me infrastrukturën e duhur, sa herë që kërkesat e tyre janë të arsyeshme./arbresh.info

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...