Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë ditës së sotme ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe kreun e Listës Serbe Goran Rakiq, për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për sitautën me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Lajçak përmes një njoftimi në llogarin zyrtare të tij në tëitter, duke thënë se bisedat me dy politikanët kanë qenë të frytshme.
“Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Kam folur me kryeministrin në detyrë, Albin kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajçak, transmeton arbresh.info
Continuing my discussions with political leaders in the region, I spoke to additional partners including care-taker prime minister @albinkurti and Goran Rakic. We had productive and helpful talks regarding the resumption of the Dialogue, #Covid19 response & ?? assistance measures
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 17, 2020
Ai gjithashtu gjatë ditës së djeshme ka biseduar edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Hazirin,, dhe kreun e NISMA’s, Fatmir Limajn./arbresh.info
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...