Bashkimi Evropian ka përshëndetur dakordimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksadnar Vuçiq për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes të dy palëve për hetimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanonviqit.
Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciq, ka thënë për Tanjug se mirëpret komunikimin më mes dy presidentëve, transmeton Indeksonline.
“BE mirëpret komunikimin telefonik në mes dy presidentëve dhe marrëveshjen e tyre për të vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të normalizuar më tej marrëdhëniet. Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialog është detyrim i të dyja palëve. Një gjë e tillë është vendimtare edhe për shpejtësinë me të cilën do të përparojnë dy vendet në rrugën evropiane”, ka thënë Kocijançiq.
Duhet shtuar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë kishte për të filluar të martën por u ndërpre për arsye të vrasjes së Ivanoviq, meqë rast përfaqësuesit e të dy shteteve u detyruan të ktheheshin prapa.
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...