Jeta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ka reaguar me një postim prekës pas lirimit nga burgu të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Kosovës, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe.
Në reagimin e saj, Jeta i uroi mirëseardhje bashkëshortit, duke e përgëzuar për forcën dhe durimin që kishte treguar gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë.
Ajo tregoi se muajt e gjatë të pasigurisë dhe vuajtjeve kishin qenë të rëndë për të dy, por theksoi se besimi i palëkundur në drejtësi e kishte mbajtur të fortë. Sipas saj, ky moment shënon një pikë të re kthese për familjen e tyre.
“Bashkëshorti im u lirua më në fund. Pas kaq shumë dhimbjesh, pas kaq shumë netëve pa gjumë, pas gjithë asaj barre që e mbajte i vetëm atje brenda… sot më në fund je në shtëpi. Nuk u dorëzove asnjëherë, sepse e dija që e vërteta jonë do fitonte. Mirë se erdhe dashuria ime e jetës. Ke përjetuar shumë, ke hequr më shumë se çdo kush mund ta imagjinojë..por ja ku jemi sot: bashkë, më të fortë se kurrë. Fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë”, ka shkruar Jeta Spahiu në reagimin e saj./Arbresh.info
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...