Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues.
Me këtë rast, Mimoza Kusari-Lila tha se nëpërmjet të njëjtit do të nxitet inovacioni si dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpërlarjes së parasë.
“Më në fund është finalizuar nisma e 6 deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit i cili për herë të parë bënë rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kripto-asetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga dy ekspertë të Këshillit të Evropës”, deklaroi ajo./rtk/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...