Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.
Lidhur me këtë ka reagaur ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli duke thënë se kjo dëshmon se Kosova është e palëkundur e përkushtuar në rrugën e saj drejt BE-s, shkruan Arbresh.info.
“Sot ka kaluar pika e Raportueses së KE për Kosovën në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, e cila është e rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Është një ngjarje e rëndësishme që dëshmon se Kosova është e palëkundur dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt BE-së. Urime Kosove”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së