Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe drejtorin e Agjencisë Austriake për zhvillim ( ADA ), Gunther Zimmer.
Ministrja Zhiviq falënderoi ambasadaorin për vizitën dhe me këtë rast e njoftoi me programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe projektet që ministria do të zbatojë këtë vit.
Në takim është biseduar rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, siç janë prodhimi organik, përkrahja e fermerëve të rinj, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbështetja për zhvillimin e zonave rurale.
Ambasadori Pfandler me këtë rast theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për zhvillimin ekonomik dhe me këtë rast ofroi përkrahje përmes ekspertizës për avancimin e sektorit të bujqësisë ne Kosovë.
Ministrja Zhiviq dhe Ambasadori Pfandler shprehën interesin e tyre të përbashkët për të inkurajuar zhvillimin e bujqësisë me qëllim të përmirësimit standardit jetësorë në Kosovë.


Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike