Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është nisur për në Francë, ku merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Konferenca ka për temë “Qeverisjen e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, ku do të trajtohen çështje si Transformimi i administratës publike në shërbim të qytetarëve gjatë sfidave, transmeton Indeksonline.
Gjatë sesioneve do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve.
“Qeveritë duhet thellësisht t’i njohin dhe t’i kuptojnë faktorët e ndryshimit për t’u përshtatur dhe transformuar në përputhje me rrethanat”, thuhet në dokumentet e Organizatës, dedikuar kësaj konference ministrore të OECD-së, thuhet në komunikatën për media.
Policia gjen armë me fishekë në një veturë në Pejë
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...