Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, dhe administratoren, Fidelma Donlon.
“Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua lidhur me punën e Gjykatës, rregullat e aplikueshme, transparencën, ndihmën juridike falas si dhe çështje të tjera me rëndësi që përfshihen në mandatin e DHSK”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Kjo është dita e tretë e vizitës zyrtare të ministres Haxhiu në Hagë, ndërsa më parë ka takuar një pjesë të ish-krerëve të UÇK-së./arbresh.info/

Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...