Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“U.D Kryeprokurori Kelmendi dhe Ministrja Haxhiu, biseduan për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë penale, procesin e reformës në drejtësi si dhe identifikimin dhe tejkalimin e sfidave në sistemin e drejtësisë. Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje për vazhdimin e forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhunës në familje dhe trajtimin e rasteve të krimeve të luftës”, thuhet nw njoftim.
Në fund të takimit, palët kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...