Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Baerbock ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, ku pas takimit edhe është deklaruar për media, ku ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për vendin tonë.
“Ne jemi marrë vesh që Ballkanin Perëndimor ta vendosim në listën tonë të prioriteteve. Ne në Qeverinë e re federale kemi vendosur që për herë të parë të krijojmë një funksion të ri për përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor. Gjermania është investitor dhe donatori më i madh në Kosovë, duam të zgjerojmë edhe më tej këto marrëdhënie. Sa i përket liberalizimit të vizave,
Kosova në këtë drejtim e ka bërë punën e saj, tani duhet BE ta bëjë punën e vet. Ne kemi folur edhe për reforma që ka nisur qeveria, luftimi i korrupsionit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë ajo.
Tutje, ministrja ka falënderuar Qeverinë e Kosovës që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve që është dukë bërë në Ukrainë.
“Falënderoj Qeverinë e Kosovës që më solidaritet i është bashkuar masave të bashkësisë ndërkombëtare, kjo ka treguar që Kosova i përket Evropës. Ne jemi dhe do të mbetemi partner i juaj”, ka shtuar më tutje ajo.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar ministren për vizitën e saj në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Gjermania ka ndihmuar shtet-ndërtimin tonë. Mbi gjysmë milioni bashkatdhetarë jetojnë në gjermani. Ministren e falënderova për vizitën në një kohë të vështirë, biseduam për situatën politike dhe sfidat. E sigurova ministren se Kosova është partner i qëndrueshëm i Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian”, theksoi ai.
Kurti po ashtu ka thënë se në takim me ministren e ka njoftuar edhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, si dhe për punën e Qeverisë Kurti.
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...