Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.
Gjatë këtij takimi, të dy kanë biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu Gërvalla e njoftoi Ambasadorin për progresin që po arrin Kosova në shumë fusha duke përfshirë edhe nivelin e demokratizimit të vendit, “të cilin e konfirmoi së fundi edhe instituti suedez, V-Dem, në raportin vjetor të demokracisë.”
“Me ambasadorin nga Bangladeshi, Ministrja Gërvalla foli edhe për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe mbështetjen e Bangladeshit për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër