Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, ka takuar sot presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në futbollin e Kosovës dhe rreth investimeve të shumta që po realizon MKRS-ja në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend.
Dumoshi u shpreh se Kosova ka shënuar progres në infrastrukturën sportive dhe gjithashtu po punohet me dinamikë të shtuar me qëllim të përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës sportive sipas rekomandimeve të UEFA-së.
Po ashtu, ajo e falënderoi presidentin Ceferin për përkrahjen e vazhdueshme që UEFA i ka dhënë futbollit të Kosovës, sidomos pas anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, dhe shtoi se kjo është një arritje e madhe e Kosovës.
Pas takimit, ministrja Dumoshi, së bashku me presidentin Ceferin dhe kryetarin e FFK-së, Vokrrin, vizituan punimet në Stadiumin e Prishtinës.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve në këtë stadium.
Ndërsa ministrja Dumoshi u shpreh se MKRS-ja do të punojë që të realizojë edhe pjesën e mbetur të investimeve, me qëllim që të përfundojë sa më parë renovimi i tërësishëm i këtij stadiumi.
Dumoshi me këtë rast e falënderoi edhe kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin për angazhimin e tij të palodhshëm për zhvillimin dhe avancimin e sportit të Kosovës.
Në kuadër të vizitës, Presidenti i UEFA-së, Ceferin, i shoqëruar nga ministrja Dumoshi dhe kryetari i FFK-së, Vokrri, qëndruan edhe në Shtëpinë e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...