Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim zv. kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendin. Temë e diskutimit ishte vazhdimi i reformave qeveritare lidhur me përmirësimin e mjedisit afarist në Republikën e Kosovës.
Ministrja Bajrami e informoi z. Kelmendi lidhur me angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në drejtim të mbështetjes së sektorit privat dhe përmirësimit të ekosistemit të ndërmarrësisë në vendin tonë. Ajo e falënderoi zv. Kryeministrin për mbështetjen që ai po ofron lidhur me procesin e reformave ekonomike që kanë për qëllim fuqizimin e ekonomisë së Republikës së Kosovës.
Z. Kelmendi shprehu gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar më tej agjendën e reformave ekonomike dhe shprehu bindjen se përmes koordinimit të mirë ndërinstitucional rezultatet e reformave do të prodhojnë rritje ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin