Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim afaristin nga Franca, Pascal de Pingon, përfaqësues i kompanisë “Accor Hotels” dhe Roger Forneris, drejtor i Projekteve në Aeroportin e Lyonit, të cilët ishin të shoqëruar nga Kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Fadil Hoxha.
Siç njofton Zyra e ministres Bajrami, temë e takimit ishte mundësia e investimeve në Kosovë, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Ministrja Bajrami i informoi afaristët rreth reformave që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes dhe krijimit të lehtësirave për investime. Ministrja Bajrami, po ashtu, informoi afaristët edhe për mundësitë që ofron Ligji për Investime Strategjike në krijimin e investimeve të reja në Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, afaristët nga Franca falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe u shprehën se Kosova ofron mundësi shumë të mira për investime dhe se ata janë të interesuar për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Republikën e Kosovës.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...