Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, sot ka marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë, ku ka shprehur kënaqësinë e saj që në ditën e parë të mandatit të Ministres në këtë dikaster, e fillon në mesin e fëmijëve të kësaj moshe.
“Fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe për ta duhet të punojmë ditë e natë, jo vetëm ne që jemi të kyçur në arsim, por të gjitha dikasteret, në mënyrë që të përmirësojmë kualitetin e jetës së tyre”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja e Arsimit përmendi analizat e ekspertëve që tregojnë se dy vite të edukimit parashkollor ndikojnë në ngritje prej 40% të rezultateve në arsimin fillor dhe të mesëm. Prandaj, ajo theksoi se, prioritet i kësaj Qeverie është ngritja e kapaciteteve të tilla jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që të ketë përfshirje sa më të madhe të fëmijëve në këtë nivel, i cili do të japë rezultate të mira në arsimimin e mëtutjeshëm.

Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...