Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtuesen e misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrim (IOM), Anna Rostocka.
Ministrja Bajrami e falenderoi drejtuesen e IOM-it për punën e madhe që ka bërë kjo organizatë në vendin tonë, ndërsa e informoi atë për gjendjen në arsim, si dhe për planet për ta përmirësuar sistemin arsimor, tani kur arsimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës.
Në anën tjetër, drejtuesja e IOM-it për Kosovë, Anna Rostocka e informoi ministren Bajrami për punën që ka bërë kjo organizatë në zhvillimin e programeve në fushën e arsimit dhe mbështetjen që ua ka ofruar institucioneve arsimore.
Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në vazhdim, duke përfshirë edhe reintegrimin e fëmijëve të riatdhesuar në sistemin arsimor, por edhe zgjerimin me programe të reja. /arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira