Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë maska falas për disa institucione të vendit.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, MSh-ja ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre, raporton arbresh.info.
“Gjatë ditës, disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera ato do t’i pranojnë nesër. Maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvisë së Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska”, thuhet në njoftim.
Në këtë aktivitet që ndër të tjera synon edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera./arbresh.info/
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...
FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërk...
Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...