Pas konfirmimit të 418 rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, sot do të mblidhet Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komiteti nesër do të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kontrollin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19.
“Siç është bërë e ditur sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1608 mostrat e testuara ka regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2 (infeksionit Covid-19), prandaj me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera kërkohet që të zbatojnë me përpikëri masat anti covid-19 në fuqi”, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë përmes kësaj komunikate kërkon nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në rreziqe për shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të paralajmëruara nëpër rrjete sociale si ato për Halloween, duke e ditur faktin se janë në fuqi vendimet që ndalojnë grumbullime të qytetarëve dhe organizime të ngjashme.
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...