Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njejtë.
Sipas njoftimit, përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë.
Njoftimi i plotë:
Rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njejtë, dhe teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë.
Mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njejtë me periudhën e mëparshme 7-ditore.
Vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.
TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor./arbresh.info/

Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...