Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka dhënë informacione për masat e reja për ata që hyjnë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Sipas MSH-së, çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, testin RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se personi ka kaluar COVID’in apo testin e shpejtë antigjen.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të pikave 3. dhe 8. të vendimit nr. 01/37, të datës: 24.09.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se nga data 13 tetor 2021,
çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në ambientet e punës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo ndonjërën nga dëshmitë tjera si:
-Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
-Dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
-Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...