Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe në përputhje me planin e bashkëpunimit dy palësh në fushën e mbrojtjes mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për vitin 2024, u realizua një takim bilateral ndërmjet strukturave të Mbështetjes nga Vendi Pritës.
Sipas elegacioni shqiptar, i kryesuar nga komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kolonel Lirim Hoxha, u prit nga Drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Imer Avdiu.
Sipas njoftimit, fokusi i vizitës ishte në fushën e Mbështetjes nga Vendi Pritës, me qëllim bashkërendimin e procedurave të nevojshme në rastet kur forcat e të dyja vendeve kalojnë apo zbarkohen bëjnë kalim transit në vendet respektive dhe më tej.
Nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës u prezantua funksioni dhe sistemi i Logjistikës në nivelin strategjik, duke u ndalur te proceset dhe procedurat që aplikohen nga aspekti i Mbështetjes nga Vendi Pritës.
Gjatë vizitës, përveç Ministrisë së Mbrojtjes, u vizitua edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ku delegacioni nga Shqipëria u njoftua nga ushtarakët e fushës përkatëse të tyre.
Nga delegacioni shqiptar u theksua rëndësia dhe fokusi që NATO dhe shtetet anëtare i kushtojnë Sektorit të Mbështetjes nga Vendi Pritës, jo vetëm nga aspekti i mbrojtjes por edhe si përpjekje ndër-institucionale.
Përfaqësuesit shqiptarë ndanë përvojat dhe eksperiencat e tyre lidhur me kriteret dhe procedurat që ata ndjekin.
Në fund, të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e Mbështetjes nga Vendi Pritës në funksion të qëllimeve të përbashkëta, është i nevojshëm dhe frytdhënës për të dyja palët, dhe rrjedhimisht duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen./Arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur