Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur të enjten në takim përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Evropiane për Investime, me ç’rast kanë diskutuar rreth projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH-i, si dhe për progresin e arritur deri më tani në këto projekte.
Ministri Lekaj njoftoi përfaqësuesit e BERZH-it dhe BEI-së se pavarësisht komplikimeve në fusha të ndryshme, si dhe kapaciteteve financiare të buxhetit të shtetit, Ministria e Infrastrukturës do të mundohet të mos lërë asnjë projekt të fjetur, pasi kjo është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Krijimi i Njësive Implemetuese ka ndikuar dukshëm në ngritjen e potencialit të punës së Ministrisë së Infrastrukturës, me qëllim të rehabilitimit të rrugëve”, pohoi Lekaj gjatë këtij takimi.
Duke shprehur falënderime për bashkëpunimin e derimëtanishëm me BERZH-in, Lekaj tha se në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian, si dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, çdo marrëveshje për projektet infrastrukturore me organizatat ndërkombëtare, do të zhvillohet në bazë të kritereve të parapara, e të cilat kanë për qëllim finalizimin e çdo projekti./Arbresh.info/

Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...