Ministria e Bujqësisë nuk i ka dhënë llogari as Kuvendit të Kosovës për tre milionë euro të shtetit që jashtëligjshëm i ka çuar tek biznese, të cilat për aksionarë kanë njerëz të lidhur me politikën.
Deputetët kanë dhënë zotimin se nuk do t’i ndahen kërkesës për llogaridhënie.
Është Komisioni Parlamentar për Bujqësi që i kishte ftuar për raportim rreth këtyre granteve zëvendësministrin e Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, si dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Kapllan Halimi.
Kërkesa është bërë pas një hulumtimi të publikuar në “Kohën Ditore”.
Hulumtimi kishte gjetur një mori shkeljesh që Ministria i ka bërë kur i ka ndarë grantet: Tre përfitues nuk e plotësonin njërin prej dy kritereve të veçanta të pranueshmërisë; tre emra aksionarësh rezultojnë të ishin përfitues në dy grante; dy projekte fituese paraprakisht ishin mbështetur nga donatorë ndërkombëtarë.
Krahas këtyre, së paku një përfitues i një milion eurove e kishte furnizuar gazetën me dokument të rrejshëm, kur ishte përpjekur të arsyetonte përmbushjen e kritereve.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë