Përmes këtij video mesazhi, Ministri Mustafa ka treguar se në këto gjashtë javë janë realizuar pagesat për 2,941 fermerë në vlerë prej 7.9 milionë euro. Krahas kësaj, ai i ka njoftuar fermerët dhe agrobizneset vendore se shumë shpejt do të shpallen edhe programi për zhvillim rural dhe programi për pagesa direkte 2020.
Gjithashtu ai bën të ditur se më 23 prill është themeluar grupi punues për përgatitjen e udhëzimit administrativ për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga dukuritë natyrore, për të siguruar paanshmëri dhe transparencë të plotë në kompensimin financiar të këtyre dëmeve nga MBPZHR, transmeton arbresh.info
Kurse më 22 prill, ministri Mustafa i ka propozuar ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi që 5 milionë eurot e parapara për MBPZHr-në në Pakon Emergjente Fiskale të ju ndahen dretpërdrejt komunave.
Kështu komunat do të mund të blejnë nga bujqit tonë perimet e freskëta pranverore, të cilat në mungesë të tregjeve të gjelbra, nuk po mun t’i shesin dhe këto perime të ju ofrojnë familjeve në nevojë, duke zgjidhur kështu dy probleme njëkohësisht./arbresh.info/
Eurodeputeti Terras uron Kurtin: Kosova i përket BE-së
Qeveria Kurti 3 mban mbledhjen e parë sot, ky është rendi i ...
Shorti i Ligës së Kombeve: Kosova mëson sot kundërshtarët në...
Oda Amerikane : Qeveria e re e Kosovës duhet të përqendrohet...
12 persona ndalohen në Junik për organizim të skemave pirami...
AUV merr vendim për ndalimin e përkohshëm të formulës për fo...