Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që s’janë vaksinuar ende që të vaksinohen, duke thënë se pandemia Covid-19 s’ka përfunduar ende.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSh-ja ka thënë se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të hospitalizuar e më pak vdekje nga Covid-19.
“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër njëri-tjetrit. Vaksinohu edhe Ti! Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19!”, thuhet në postimin e MSh-së./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...