Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë ditëve në vijim do të takohet me udhëheqës të organizatave të rëndësishme që investojnë në arsim, si dhe me udhëheqës të universiteteve të njohura.
Gjatë këtyre takimeve, ministri Bajrami do të bisedojë për mundësi të reja bashkëpunimi në arsim, sidomos në arsimin e lartë dhe në këtë drejtim do të ketë vizita në universitete amerikane dhe do të bisedojë me udhëheqës të universiteteve për bashkëpunim, sidomos sa i përket krijimit të mundësive të reja për të rinjtë tanë për studime në këto universitete, por edhe për shkëmbimin e profesorëve.
Po ashtu, ministri Bajrami, gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me udhëheqës të USAID-it, me të cilët do të bisedojë për mundësitë e investimeve të reja në arsimin kosovar.
Gjithashtu, ministri do të ketë disa takime në Departamentin e Shtetit, ndërsa do të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, përgjegjës për Evropë dhe Azinë Qendrore.
Gjatë kësaj vizite treditore në Washington, Bajrami do të vizitojë edhe Universitetin “James Medision”, s i dhe Universitetin “Eastern Mennonite”.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...