Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë këtij takimi u diskutua për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19 dhe për projektet e përbashkëta në mes MPB-së dhe ICITAP-it.
Ministri Veliu falënderoi Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që programi ICITAP ka dhënë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, si dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Riffe uroi Ministrin Veliu për detyrën dhe theksoi përkushtimin e programit të ICITAP-it, në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve. /arbresh.info/
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...