Ministri i Punëve të Brendshme,Agim Veliu, bisedoi sot me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të programit të ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe, Christopher Dittmeier, Shawn Ëaddoups, Drita Perezic si dhe Isah Maloku.
Në takim u diskutua për rolin e ministrisë, në veçanti të Ministrit Veliu, pas emërimit në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, me theks në prioritetet dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës, si dhe për implikimet vendore e ndërkombëtare në këtë drejtim.
“U vlerësua me shumë rëndësi bashkimi i dy strategjive, të cilat më herët ishin të ndara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Zyrën e Kryeministrit, si dhe u diskutuan më në detaje mbi prioritetet, qëllimet dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e këtyre dukurive të rrezikshme globale, si dhe të bashkëpunimin me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu u diskutua edhe mbi donacionet, ndihmën dhe asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në avancimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, tanimë të instaluara në Republikën e Kosovës, siç është Sistemi Automatik për Identifikimin e Gjurmëve të Gishtërinjve (AFIS)./arbresh.info/
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...