Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku janë pritur në takim nga kryetarja e kësaj Gjykate, Afërdita Bytyçi.
Ministri Tahiri theksoi se vizita ka të bëjë me raportin pozitiv nga Komisioni Evropian për përmbushjen e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, meqenëse Gjykata Themelore e Prishtinës ka bartur barrën kryesore në procesin e rasteve të shënjëstruara, thuhet në njoftimin ministror.
“Kemi ardhur sot që t’i falënderojmë, që punën e gjyqësorit po e sjellin në një standard të ri, në një dimension të ri, dhe jam shumë i lumtur që tani e tutje vetëm sa do ta rrisim efikasitetin e gjyqësorit” theksoi ministri Tahiri, transmeton lajmi.net.
Ministri Tahiri theksoi se ky raport pozitiv është shtysë e madhe që të punohet më tutje që gjyqësori të plotësoj pritjet dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Ne nuk do të vetëkënaqemi. Edhe më tutje do të angazhohemi që të kemi një gjyqësor sa më profesional, sa më efikas, i cili është në përputhje të plotë me pritjet dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës” theksoi ministri Tahiri.
Kryesuesi i KGJK-së, z. Idrizi, theksoi se raporti i KE-së ka motivuar gjyqësorin që lëndët e kësaj natyre të trajtohen me prioritet edhe në të ardhmen, ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme, z. Peci potencoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve, në të mirë të interesit të qytetarëve.
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...