Ministri Sveçla takohet me Komisioneren Evropiane për Punët e Brendshme

13:02 | 2 Dhjetor 2021

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Punët e Brendshme, znj. Ylva Johansson.

Në këtë takim Ministri Sveçla njoftoi Komisioneren me prioritetet dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë.

Ministri Sveçla gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE-në në luftimin e trafiqeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me migrantë.

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson falënderoi Ministrin Sveçla për takim dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët.

Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me BE-në dhe vendet tjera, të shënojnë progres në rrugën drejt integrimit evropian.

Me këtë rast Ministri Sveçla ftoi komisioneren që të vizitojë Kosovën dhe nga afër të shoh përparimet dhe sfidat në fushën që mbulohet nga dyja palët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara