Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajic, po vazhdon të vajtojë për humbjet milionëshe të Serbisë që po vijnë si pasojë e taksës pre 100 për qind të vendosur nga Republika e Kosovës për mallrat serbe, shkruan Gazeta Express.
Ai në një intervistë për tv Pink, ka thënë se ekonomia serbe po humb më shumë se 1 milion euro për çdo ditë shkaku i tarifës 100 për qind.
Ljajic ka thënë se eksporti në Kosovë ka rënë për 260 milionë euro shkaku i taksës.
“Shuma prej 260 milionë eurove mbulon periudhën nga 21 nëntori i vitit 2018 deri më 20 korrik, që i bie diku humbjet ditore prej 1,080,000 euro”, ka potencuar Ljajic, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij nëse do të vazhdojë ky trend i rënies, Serbia do të ketë 400 milionë euro më pak të hyra se sa vitin e fundit.
Ljajic thotë se Serbia po e humb tregun, për shkak se tashmë janë futur në të edhe Greqia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria dhe Maqedonia Veriore.
Megjithatë ai thotë se çmimet në Kosovë janë rritur që kur është vendosur tarifa ndaj mallrave serbe.
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos
Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Laç, të dyshuar...
Rama nga Athina: Ligji i luftës me Greqinë duhet të marrë fu...
Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bl...
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...