Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në një takim miqësor kryetarin e KF “Prishtina”, Remzi Ejupi, shkruan arbresh.info.
Sefaj ka thënë se klubi futbollistik “Prishtina” përveç kënaqësisë që ju ka dhënë dashamirësve të futbollit, ky klub sipas tij ka mbajtur gjallë edhe frymën kombëtare.
Postimi i plotë:
“Sot prita në një takim miqësor kryetarin e KF ‘Prishtina’, Remzi Ejupi. Si adhurues i klubit futbollistik ‘Prishtina’ ⚽ mund të them se ky klub i madh sportiv, përveç që ka kënaqur dashamirët e futbollit me lojëra cilësore, në njërën ose mënyrën tjetër historikisht ka mbajtur gjallë frymën kombëtare.
Gjenerata e artë ? e FC Prishtina dikur dhe talentët e rinj që janë pjesë e këtij klubi sot, i shtojnë vlerat kryeqytetit tonë, Prishtinës”, ka shkruar Sefaj në Facebook.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...